Skip to content

Tërmeti në Kroaci, zbulohet shuma në euro që ka dhuruar qeveria shqiptare

Qeveria shqiptare ka akorduar 250 mijë euro për Kroacinë, pas tërmetit të fuqishëm që goditi dje vendin.

Lajmi është bërë publik nga ana e kreut të qeverisë Edi Rama, i cili shkruan se ndihma që është dhënë do të shkojë për rindërtimin e Petrinjës, që është edhe qyteti më i prekur nga tërmeti.

“Sapo nënshkrova dekretin e Qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë euro vëllezërve kroatë, për të ndihmuar në rilindjen e Petrinjës pas tërmetit shkatërrues. Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

Nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter që u ndje dje në Kroaci, derimë tani kanë humbur jetën 7 persona, ndërkohë që qindra njerëz kanë mbetur të pastrehë. Kujtojmë se Kroacia i akordoi një ndihmë prej 1 milionë eurosh Shqipërisë pas tërmetit që goditi Durrësin.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb