Vijojnë lëkundjet sizmike në Adriatik, ku mesnatën e kaluar është regjistruar një tërmet me magnitudë 4 i shkallës Rigter, në afrësi të Gjirit të Lalzit në Durrës.

 

Sizmologu Edmond Dushi thotë se deti Adriatik shtrohet në një zonë active: vetëm pas goditjes së mbrëmshme, u regjistrua edhe 45 paslëkundje të tjera.

 

EDMON DUSHI

SIZMIOLOG

 

Situata është aktive, nëntoka është aktive. Kemi pasur një aktivit pastërmetor shumë të konsiderueshëm dhe natyrisht vazhdon ende. Aktualisht janë 45 pasgoditje, të cilat ne i kemi monitoruar, 13 prej të cilave janë të lokalizueshme.

 

Por, a duhet të shqetësohemi për tërmetet e fundit? Eksperti pohon se aktiviteti sizmik do të vazhdojë.

 

Besojmë se aktiviteti do të vazhdojë. Do të ketë edhe tërmete të kësaj natyre, të cilat mund të ndihen natyrisht dhe mund të shkaktojnë panik, por në syrin tonë si specialistë ne i gjykojmë si pasgoditje të serisë së nëntorit.

 

Nga lëkundjet ë tërmetit të mbrëmjes së kaluar nuk raportohen dëme materiale.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re