Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.
Tërmeti ka qenë me thellësi 2 kilometra dhe me epiqendër detin Adriatik.
Nga lëkundjet nuk raportohen për dëmtime në banesa apo të lënduar.
Lidhur me tërmetin ka patur shumë raportime nga ana e qytetarëve dhe në rrjetet sociale.
