Skip to content

Tetë fëmijë me koronavirus të shtruar tek Pediatria

Koronavirusi nuk po kursen as fëmijët. Aktualisht tek Pediatria janë të shtruar tetë fëmijë me simptoma të koronavirusit.

Mësohet se më i vogli prej tyre është 5 muajsh, ndërsa mosha e të tjerëve varion deri në 10 vjeç, shkruan ABC.

Gjendja e fëmijëve është stabël dhe si simptomë kryesore kanë temperaturën.

Deri më tani në Shqipëria ka ndërruar jetën vetëm një fëmijë nga koronavirusi dhe ai ishte me sindromën Kavasaki.