Një 19-vjeçar i identifikuar si Andrea Dervishi, në qytetin e Durrësit është arrestuar nga policia pasi akuzohet për dy vjedhje të ndodhura gjatë muajve qershor-korrik.
Sipas policisë në banesa në lagjen 13 në Durrës ai ka marrë para, celularë si dhe bizhuteri floriri. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin A. D., 19 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si autor i 8 vjedhjeve të ndodhura në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë muajve qershor-korrik, konkretisht në banesat e shtetasve F. F., M. B., B. N., B. L., V. C., A. U., I. M., F. A., ku ka marrë vlera të ndryshme monetare, aparate celulare dhe bizhuteri floriri.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.