Thellohet tragjedia e familjes Gjoka pas 2 vajzave ndërron jetë edhe nëna, si pasojë e shpërthimit të bombolave të gazit në hotelin e tyre më 4 korrik.

Ka ndërruar jetë Alketa Gjoka e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Pas shpërthimit gjetën vdekjen vajza e saj e madhe Daniela Gjoka 19-vjeçe dhe vajza e vogël Klarisa Gjoka 15 vjeçe.

Kujtojmë se, hoteli 3-katësh në Velipojë në pronësi të familjes u përfshi nga flakët pas shpërthimit të zjarrit, si shkak e rrjedhjes së gazit të një bombole gazi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re