Thethi, perla e alpeve shqiptare është kthyer në një destinacion që po zgjon gjithnjë e më shumë interesin e vendasve e të huajve.
Cdo vit në këtë zonë malore shkojnë rreth 100 mijë turistë. Por me perfundimin e asfaltimit të rrugës kjo shifër pritet që të rritet më tej.
Vetëm 70 kilometra nga qyteti i Shkodrës fshati turistik që gjendet në mesin e parkut kombëtar të thethit e shpallur si zonë e mbrojtur rrethohet po ashtu nga malet e “Bjeshkëve të Namuna”.
Turistët e huaj vlerësojnë bukuritë e alpeve, kulinarinë dhe mikpritjen.
“Jam nga Holanda. Eshtë hera e parë. Më pëlqen shumë. Eshtë shumë bukur. Male të larta shumë.S’kisha parë më parë.”
“Ka shumë gjëra të bukura, si male të larta, por dhe mënyra si janë ndërtuar shtëpitë. Disa nga pjesëtarët e grupit janë për herë të parë, kurse të tjerë jo, e kanë të disatën herë.”
Ndërkohë që zhvillimi i turizmit është një mundësi e mirë punësimi edhe për shoqëruesit e turistëve si dhe persona të tjerë.
Natyra thuajse e paprekur nga dora e njeriut, ujërat si dhe mundësitë për ecje e alpinizëm e kanë rritur vlerën e kësaj zone turistike.