Incidentet e ditës së djeshme në Mal të Zi dhe thirrjet për kreun e ri të kishës ngjallën shumë reagime në rrjet. Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke shprehur se këto thirrje janë nxitur nga Vuçiç dhe se ai duhet dërguar në Hagë.

Berisha theksoi se Vuçiç po përdor edhe klikat shqiptare dhe shqiptaro-maqedonase me në krye vasalet e tij Zografi Bis dhe Zoran Zaev.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Ushtria ne Kosove!

Thirrja luftenxitëse e Kishës serbe!

Miq, Kisha Serbe instrument i nacionalizmit të vërber serb me urdher te presidentit të serbomadhise Vuçiç u frynë borive te konfliktit të ri ne Ballkan!

Ajo shfrytezoi dje ceremonine e fronezimit te kreut ri te saj per Malin e Zi epishkopit Joanikije per te bere thirrje me gojen e ketij te fundit per futjen e ushtrise pushtuese serbe ne Kosove dhe ndezjen keshtu te nje konflikti te ri ne Ballkan. Keto thirrje luftenxitese jane deshmi e qarte e politikes se Serbomadhise qe ndjek Aleksander Vuçiç dhe perdorimit nga ana e tij e te gjitha mjeteve per realizimin e projektit te tij te Serbise se Madhe.

Keto thirrje Vuçiç me zedhenesit e tij te zi qe perdorin librin e shenjte si Kallash i leshon ne nje kohe kur ka rrethuar Kosoven me klika shqiptare dhe shqiptaro-maqedonase me ne krye vasalet e tij Zografi Bis Zaev.

Keto thirrje kushtrim lufte jane jehone e deklaratave te qarqeve ultarnacionaliste serbe te nxitura nga vet Vuçiç se pas Afganistanit radhen e ka Kosova.

Me keto thirrje te Kishes luftedashese serbe Presidenti i serbomadhise Aleksander Vuçiç kerkon te diktoje ne procesin e negociatave ne Bruksel.

Keto thirrje jane kembane e vertet alarmi per shqiptaret ne Kosove dhe kudo qe jane te ngrihen ne nivelin e vetdijes kombetare ndaj rrezikut qe kercenon kombin tone dhe Kosoven nga serbomadhi Vuçić dhe argatet e tij Zografi bis dhe Zoran Zaev.

Me kete rast i bej thirrje NATO-s dhe komunitetit nderkombetar te nisin nje minute e me pare proceduren e dergimit ne gjykaten e Hages te frymezuesit te genocidit serb ne Bosnje dhe Kosove ish Geobelsit te Milloshviçit dhe mekembesit te Sheshelit, Aleksander Vuçiç.

PS: ketu keni Videon e thirrjeve luftenxitese te zedhenesit te Vuçiçit me veladon ne Manasitirin e Cetines.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re