Ish-presidenti Bujar Nishani thotë se Partia Demokratike do të jetë pjesë e betejës elektorale të 6 marsit.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani thekson se kjo betejë nis me një ushtrim të madh demokracie. Sipas tij, ‘beteja e parë me aleancën e së ligës, finalizon më 6 mars duke e hedhur masivisht në koshin e historisë të ligën’.

 

“Partia Demokratike e Shqipërisë dhe populli opozitar, shqiptarët patriotë, njerëzit e Shtëpisë së madhe të Lirisë, hyjnë në betejën elektorale të 6 marsit 2022, për tu ndeshur me aleancën e së ligës.Kjo betejë nis me një ushtrim të madh demokracie.PRIMARET për të zgjedhur më të mirin/rën mes më të mirëve/rave.RIMARET më 30 janar. VOTA ka vlerë !Në përputhje me statutin e PDSH neni 12 dhe 38 kandidatët do të evidentohen:

Me vetëpropozim;Propozim nga anëtarësia;Propozim nga organet qendrore të PDSH.DEMOKRACIA ka vlerë !Shqiptarët nuk janë njerëz të “klasit të 2-të”.Kjo betejë e parë me aleancën e së ligës, finalizon më 6 mars duke e hedhur masivisht në koshin e historisë të ligën.Ti dalim zot Shqipërisë”-shkruan Bujar Nishani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re