Tirana ka kapur sot rekord rastesh me koronavirus në 24 orët e fundit, të personave të testuar pozitivisht, duke rritur në mënyrë alarmante edhe numrin e personave aktivë në vend.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se më shumë se gjysma e rasteve totale ditore, është konfirmuar në Tiranë, me 62 raste.

Në vendin tonë aktualisht janë 1401 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Në 24 orët e fundit janë shëruar gjashtë qytetarë, duke e çuar në 1881 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë që janë në kushte shtëpie, të respektojnë detyrimin ligjor për të qëndruar të izoluar, për të mos rrezikuar shëndetin e të tjerëve.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 591
Durrës 229
Shkodër 178
Vlorë 120
Lezhë 68
Fier 42
Kukës 41
Korçë 34
Elbasan 33
Berat 25
Gjirokastër 22
Dibër 18.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re