Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Yzberisht.
Një 45-vjeçar dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me djalin e nipit të tij.
Ka qenë pikërisht 5-vjeçari ai që i ka treguar prindërve të tij për veprimet e 45-vjeçarit, skena që thuhet se kanë ndodhur në banesën e autorit të dyshuar.
Këta të fundit të shokuar, pasi janë ballafaquar me 45-vjeçarin, kanë denoncuar rastin në polici, ndërsa uniformat blu kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar.
Fatmirësisht nga ekspertiza mjeko-ligjore, rezultoi se nuk ka pasur abuzim. Aktualisht policia po punon për kapjen e 45-vjeçarit.
Njoftimi nga Policia e Tiranës
“Më datë 01.02.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit S. K., 45 vjeç, sepse në rrugën “3 Dëshmorët”, ka kryer veprime të turpshme me një shtetas të mitur”.
