Ka nisur sot në sheshin “Skënderbej” procesi i vaksinimit masiv me vaksinën kineze, duke filluar me të moshuarit mbi 70 vjeç, të cilët janë lajmëruar nga qendrat shëndetësore sipas rendit alfabetik.

Në hapësirën e sheshit “Skënderbej” nisen mbrëmjen e së shtunës përgatitjet për ngritjen tendave që do të shërbejnë si qendra vaksinimi.

Procesin e përgatitor e ndoqi nga afër ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kjo e fundit tha se nesër në të gjithë territorin e vendit, qytetarëve do t’u injektohet vaksina kineze “Sinovac”.

Gjithashtu ajo shpjegoi të gjitha hapat që duhet të ndjekin qytetarët për t’u vaksinuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re