“Tirona” , kritikon “Prefektin”, shoqata pretendon se përmes Qazim Mulletit po fyhen banorët autoktonë

bei.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Subscribe

Prefekti është vepra që erdhi në skenën e Teatrit Kombëtar nëpërmjet një leximi artistik. Pjesa u interpretua nga aktori Arben Derhemi si dhe aktorë të tjerë të trupës së Teatrit Kombëtar.

 

Komedia ka në qendër figurën e prefektit të Tiranës gjatë pushtimit fashist, Qazim Mulletit, figurë e cila ironizohet për shkak të sjelljeve të tij.

 

Leximi artistik i kryeveprës së Besim Levonjës me të njëjtin titull erdhi si një përshtatje me këndvështrimin e sotëm nga regjisori Spiro Duni, .

 

ARBEN DERHEMI

AKTOR

 

“E sollëm për humorin që mbart kjo pjesë në kënvështrimin e ri të regjisorit dhe atë që mendohet se do të bëhet në të ardhmen. Evidentimi i veprës “Prefekti” ishte dhe për motivin që ka pasur një lloj groteskizimi të figurës së Qazim Mulletir dhe ne jo më kot e kemi parë ndryshe në këtë lexim që i bëmë.”

 

Risjellja e vepres u kritikua nga shoqata “Tirona Intellectum” e cila vëren se kjo komedi tall qytetarët autoktonë të kryeqytetit. Madje shoqata kërkoi nga teatri kombëtar të anulojë leximin artistik dhe të kërkojë falje.

 

Por aktori Arben Derhemi thotë se qëllimi i vetëm ishte risjellja në skenë e anës humoristike të veprës.

 

ARBEN DERHEMI

AKTOR

“Nuk i kuptoj këto shoqatat me emër latin nga Tirana se çfarë kërkojnë, se çfarë duan dhe pse duan sezben të evidentohen në një moment që nuk kanë asnjë klimë dmth kush do të tallet me figurën e Qazim Mulletit, ku e panë talljen.”

 

“Prefekti” së bashku me “Hijet e natës” u sollën si pjesë e kalendarit të shfaqjeve online me rastin e festave të nëntorit nga Teatri Kombëtar.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë