“Euro2020” rezervon më në fund për tifozët sfidën e shumë pritur, përballjen më të zjarrtë në fazën e grupeve, Francë-Gjermani. Për herë të parë në histori dy gjigandët europian përballën në faznë e grupeve, një sfidë që jemi mësuar gjithnjë ta shohim shpesh në fazën me nxehtë, atë me eliminim direkt. Gjelat vijnë në këtë evropian me statusin e kampionit të botës, shihen në sytë e të gjithëve si favorit absolut por menjëherë vihen në provë pasi i sfidon Gjermania.

Didier Deschamps nuk ka ndërmend të fshihet, është i vetëdijshëm për forcën e ekipit të tij, por si një kavalier, e spostoi diskutimin mbi marrëdhënien e tij me Joachim Low, i cili në fund të këtij europiani do të largohet nga drejtimi i përfaqësueses gjermane: “Jemi shumë shokë, e pëlqejmë njeri-tjetrin. Kam shumë respekt për punën që ka bërë duke mbajtur Gjermaninë në nivele të larta, mezi pres ta takojë në Mynih”, u shpreh Deschamps.

Në këtë avneturë të fundit në krye të Gjermanisë, Low kërkon të largohet si fitues, në dispozicion ka një grup shumë të mirë, i aftë për të shkruar deri në finalen e Wembley: Franca ka ekipin më të mirë në botë por ne e dijmë se si luajnë, është e pamundur të bësh një parashikim mbi këtë sfidë. Ne kemi një ekip të mirë, atmosfera është pozitive, shkojmë në këtë sfidë me shumë besim, u shpreh Low.

Përtej deklaratave publike, çuditërisht dy ekipet vijnë në këtë rast me dhoma zhveshjesh aspak të qeta. Pas shkëndijave Mbappe-Giroud, një situatë e ngjashme ndodhi edhe në stërvitjen e pancarave. Leroy Sane dhe Ilkay Gundogan për pak u konfrontuan ndërmjet tyre, ku mjaftoi një top i hedhur keq nga mesfushori i Man.City për të sjell tension. U desh ndërhyrja e shpejtë e trajnerit dhe kapitenit Neuer për të qetësuar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re