Një tjetër humbje është shënuar në radhët e bluzave të bardha nga koronavirusi në vendin tonë.

Viktima e radhës është mjekja endokrinologe Valentina Lile, në një poliklinikë në Tiranë e cila nuk ja ka dalë që të fitojë betejën me Covid 19.

Doktoresha e cila prej ditësh e shtruar në spitalin Covid 2 ka humbur betejën me Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e saj në postimet në rrjetet sociale të cilët bëjnë me dije se është ndarë nga jeta mjekja endokrinologe.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar me Covid-19 494 raste të reja, dhe kanë humbur jetën 16 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 120,022 mes të cilëve kanë humbur jetën 2122 qytetarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re