Një tjetër rast i abuzimit me të mitur është zbuluar në vendin tonë.

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 53-vjeçar, i cili ka abuzuar seksualisht në disa raste me një 16-vjeçare, e cila ndodhet në spital.

Abuzimi me të miturën ka qenë i vazhdueshëm, ndërsa nuk dihet se pse rasti është referuar kaq vonë në polici.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. 

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re