Skip to content

“Toka e premtuar”, zbulohet sa mjekë shqiptarë kanë shkuar në Gjermani 10 vitet e fundit

Mjekja Marsela Ceno, themeluese dhe kryetare e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, tha se sipas të dhënave jozyrtare janë të paktën 1500 mjekë nga Shqipëria që punojnë në Gjermani.

Gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion”, ajo u shpreh se këta mjekë janë shpërngulur atje në 10 vitet e fundit.

Ceno u shpreh se shqiptarët nuk janë të parët nga mjekët e huaj atje, ndërsa pohoi se në Gjermani dominojnë mjekët nga Rumania dhe Serbia e së fundi po kthehet në trend edhe ardhja e mjekëve nga vendet e Lindjes së Mesme.

“Të parët në Gjermani janë mjekët e Rumanisë dhe Serbisë, por tashmë po shtohet edhe numri i atyre që vijnë nga Lindja e Mesme”, tha Ceno.

/faxweb