Skip to content

Tom Doshi “non grata” në SHBA/ Kim kujton deklaratën e DASH: Votuesit meritojnë më shumë

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka rikujtuar vendimin e DASH për Tom Doshin, i cili u shpall “non grata”. Atij iu ndalua hyrja në Amerikë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion.

Sipas kryediplomatës Kim, votuesit meritojnë kandidatë më të mirë se Doshi.

“Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky emërim, i bërë nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së pas shqyrtimit të të kujdesshëm informacionit. Votuesit e Shqipërisë meritojnë më mire se kaq”, shprehet Kim.