Gazetari Klodian Tomorri përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se shpallja “Dëshmor të Atdheut” i katër qyterarëve që u vranë në protestën e 21 Janarit është totalisht e paligjshme. Sipas Tomorrit, ligjit për statusin e dëshmorit të atdheut i ka të përcaktuara qartë të gjithë rastet se kur ai u jepet personave të caktuar, që duhet të kenë rënë në krye të detyrës.

Gazetari shton se familjet e viktimave të 21 Janarit kërkojnë drejtësi, dhe kjo që bën qeveria shqiptare është një ”tallje e pështirë” e motivuar plotësisht nga politika.

Postimi i plotë i gazetarit:

Askush nuk flet. Por shpallja deshmor e kater qytetareve qe humben jeten ne 21 janar eshte totalisht e paligjshme. Ligji per statusin e deshmorit te atdheut i ka te percaktuara qarte kriteret se kur jepet statusi i deshmorit. Kur ke rene ne lufte per mbrotjen e Atdheut, kur ke rene ne krye te detyres etj etj.

Ka nje nen qe flet per shtetasit shqiptar qe humbasin jeten ne tubime paqesore per respektimin e te drejtave themelore te njeriut. Po nuk eshte rasti. Nuk u mbrojt asnje e drejte apo liri themelore e njeriut ne protesten e 21 janarit. Ishte nje proteste politike e drejte. Por kaq.

Paralelisht, nese meritojne statusin e deshmorit 4 qytetaret e vrare ne 21 janar, po Klodian Rrasha pse nuk e meriton? Shteti e vrau edhe ate. Madje pa asnje shkak.

Viktimat e 21 janarit kerkojne drejtesi. Dhenia e statusit te deshmorit eshte tallje e peshtire per te bere politike. Se ketu eshte bere rruge. Shteti i blen padrejtesite qe ben me leke dhe me ofiqe. E tregtojne jeten e njeriut njesoj si ne pazarin e gjese se gjalle. E neveritshme.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re