Kalimi i paligjshëm i shqiptarëve drejt britanisë së madhe vijon të mbetet një situatë shqetësuese për autoritetet britanikë.

 

Mediat vendase i kanë kushtuar hapësirë të konsiderueshme shqiptarëve që përdorin “TikTok” për të reklamuar biznesin e tyre të trafikut të paligjshëm të klandestineve. Trafikantët, përmes postimeve në rrjete sociale, kërkojnë 20 mijë paund për të garantuar një udhetim sic e quajne ata te “të sigurt” nga Shqipëria në Britani me kamionë.

 

Këto postime vijnë vetëm disa ditë pasi Agjencia Kombëtare e Krimit bëri të ditur marrëveshjet me TikTok, Facebook , Instagram , YouTube dhe Tëitter për të parandaluar publikimet e grupeve të krimit që përdorin internetin për të rekrutuar, komunikuar dhe reklamuar shërbime për emigrantët.

 

Mediat britanike kanë publikuar edhe reklamat ku shumica prej tyre kane edhe anen humuristike. “Udhëtimi i fundit këtë vit për të takuar Mbretëreshën në Angli. Udhëtim 100% i sigurt.” thuhet në një video në Tik Tok. Në një postim tjetër thuhet “Një tjetër udhëtim në Angli në krye të kamionit. 24,000 sterlina.”

 

Autoritetet britanike po përballen me një rritje të lartë të emigracionit të paligjshëm, ku shumë persona kanë humbur jetën në përpjekje për të kaluar në menyrë ilegale kufirin .Në vitin 2019, 39 refugjatë nga vietnami humbën jetën në në pjesën e pasme të një kamioni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re