Trafiku në kryeqytet, për kryebashkiakun Erion Veliaj, justifikohet me faktin se në Tiranë po punohet.

 

Në një intervistë për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Veliaj u shpreh se këtu bëhet diferenca me kundërshtarët politikë, të cilët, sipas tij, bllokuan punimet me protestat e tyre në zonën e “Astirit”.

 

“Qytetarët e kuptojnë që ka vonesa se po punohet. Është më e pranueshme vonesa se po punohet sesa vonesa se një parti të bllokon nga inati pse një parti nuk bëri punë. Dy tunele janë hapur. Proitesta zgjati 3 vjet në Astir. GHjithë kjo punë do të zjgasë 1 vit. Teksa qytetarët çdo muaj shohin një tunel që po hapet, gjykoj që ka një miprëkuptim. Askush nuk do të qëndrojë në trafik, por sot Tirana ka korsi biçikletash, vonesat janë se po punohet dhe jo se po bllokohet. Trafik ka edhe në Londër, Paris. Në një qytet të madh, ka gjithmonë trafik. Në fshatin e nënës time, e sigurt që nuk ka trafik se nuk ka ngel më njeri. Të gjithë shkojnë te vendi më i mirë, lihen provincat e Shqipërisë për të shkuar te vendi ku shkojnë të gjithë.”