Ngjarja ndodhi brenda pak minutash, duke krijuar panik dhe tronditje

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, ku një burrë 91-vjeçar qëlloi për vdekje gruan e tij dhe më pas i dha fund jetës.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur brenda spitalit në një provincë në Varese, ku rreth mesditës, i moshuari hyri në spital me një armë zjarri të fshehur. Fillimisht ai qëlloi gruan e tij, e cila ndodhej në një dhomë të repartit ku po trajtohej, dhe më pas u vetëvra.

Ngjarja ndodhi brenda pak minutash, duke krijuar panik dhe tronditje te personeli mjekësor, pacientët dhe të pranishmit. Karabinierët dhe komanda provinciale e Vareses mbërritën menjëherë në vendngjarje. Hetimet janë duke u zhvilluar nën koordinimin e Prokurorisë për të zbardhur në detaje rrethanat e tragjedisë.

Nga të dhënat paraprake, nuk ka pasur histori të mëparshme dhune në familje. Dyshohet se akti i rëndë ka ardhdur për shkak të gjendjes së dëshpëruar të autorit, për shkak të sëmundjes së gruas. Hetuesit po marrin në pyetje dëshmitarët dhe po analizojnë dinamikën e plotë të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko