Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme për ngjarjen e rëndë në Izrael, ku 44 persona humbën jetën gjatë festivalit Lag B’Omer.
Meta shpreh hidhërim për tragjedinë e rëndë dhe i shpreh ngushëllimet e tij për familjet dhe të afërmit e viktimave.
Presidenti Meta deklaroi më tej se bashkë me lutjet tona i gjendemi pranë popullit mik Izraelit, duke i uruar shërim të shprejtë të plagosurve.
“Trishtim dhe hidhërim i madh për tragjedinë e rëndë, që ndodhi gjatë festivalit Lag B’Omer në Mount Meron, në Izrael. Ngushëllimet më të ndjera për familjet dhe të afërmit e viktimave. Bashkë me lutjet tona i gjendemi pranë popullit mik izraelit dhe urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë të të plagosurve,” shkruan Meta.
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
