Vdekja e tre minatorëve në qytetin e Dibrës ka shkaktuar një tragjedi të madhe si te familjarët e po ashtu te miqtë që i njihnin nga afër punëtorët.

Një fqinj i tyre, Saimir Balla në një intervistë për ‘Fax News’ ka deklaruar se dy minatorët i kishin kërkuar që të punonte dhe ai atë dite në minierë, mirëpo Balla i kishte refuzuar.

“Më thirrën dhe mua të punoja në Minierë, ata punojnë me dy turne, atë ditë me thirrën dhe mua. Unë nuk shkova. Kam punuar më parë në një minierë private.

Në minierë punonte Fatos Çesku dhe Rruzhdi Rrushiti”,– shprehet Saimir Balla, fqinj me punëtorët që ndërruan jetë në minierën e Selishtës në Dibër.

Viktimat që humbën jetën në minierën e Dibrës, trupat e të cilëve u nxorën mëngjesin e sotëm janë identifikuar si Ismail Hoxha, rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere dhe dy punëtorët Fatos Çesku dhe Rruzhdi Rrushiti; përkatësisht 55 dhe 29 vjeç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re