Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një dalje për shtyp para pak çastesh para selisë së qeverisë, ka bërë me dije dorëheqjen e tij.
Dorëheqja e tij vjen pas tre dorëheqjeve paraprake pasditen e sotme, atë të dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe zëvendësministrit të tij, Ilir Hasani.
Edhe ai si të gjithë kolegët e tij të dorëhequr, e justifikon atë me përgjegjësitë morale që ai mban si ministër.
Kujtojmë se para 2 ditësh në spitalin e Tetovës humbën jetën 14 pacientë të shtuar me Covid në spitalin modular të Tetovës, si shkak i rënies së zjarrit në objekt. Deri më tani, për këtë, nuk është vënë akoma asnjë person para përgjegjësisë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb