Ai u shtrua në spital ku gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë progresive derisa humbi jetën.

Disa ditë më parë, kishte humbur të dy prindërit të cilët gjithashtu u infektuar nga Covid-19.

“Do me mungosh shumë Ilia Moçka dua të kujtoj gjithmonë kështu të qeshur dhe te gezua te kisha si vellan tim, ma këpute zemrën. Lamtumirë dhe i pa harruar qofsh.», shkruan Olsi një i afërm i tij.

Kushëriri i tij ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale.

“Sot djali i hallës sonë Ilia Mocka ndërroi jetë. Një dhimbje për familjen dhe vëllezërit e tij. Dhimbja dhe pikëllimi i madh është edhe për ne sepse e kemi dashur atë me shpirtin dhe sinqeritetin tonë. Ngushëllime të thella për gruan e tij dhe vëllezërit e tij”, shkruan kushëriri i 43-vjeçarit në profilin e tij, cituar nga mediat italiane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re