Një 23-vjeçare ka vdekur në spitalin e Vlorës, pas operacionit që ka kryer paraditen e djeshme. E reja ka mbërritur në spital gjatë ditës së djeshme (22 shtator), dhe dyshohet se ka pasur infeksion në bark.

Pas operacionit ajo ka kaluar në gjendje shoku dhe më pas ka ndërruar jetë, 12 orë pas mbërritjes për në spital.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar komplikacionin në gjendjen e 23-vjeçare, ndërkohë që është ngritur një grup pune për hetimin e rastit.

Derimë tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga spitali i Vlorës për rastin, dhe as prononcim nga mjekët që kanë ndjekur rastin e të resë.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re