BRITANI E MADHE- Një shqiptar ka ndërruar jetë pasi është bllokuar nga zjarri që përfshiu shtëpinë e barit ku edhe “punonte” i riu. Ermal Qose, u gjet nga zjarrfikësit në Clapton, në Lindjen e Londrës, pasditen e natës së Vitit të Ri. Ai u dërgua në spital, por ndërroi jetë 2 ditë më vonë në spital.

Ndërkohë që për vdekjen e të riut, hetimet vijojnë ndërkohë që detektivët kërkojnë ndihmë dhe informacione nga publiku. Kryeinspektori i Policisë Metropolitane, Mark Rogers tha: Ermali humbi jetën tragjikisht duke qenë i bllokuar brenda shtëpisë së mbyllur që përdorej për kultivimin e kanabisit kur shpërtheu zjarri.

Megjithatë nuk përjashtoi faktin që Qose edhe mund të ishte vrarë.

“Unë dua të dëgjoj nga banorët ezonës që ishin në zonë në natën e Vitit të Ri nëse kanë parë njerëz që hynin e dilnin nga shtëpia,”-shtoi ai.

Marrë nga Dailymail

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re