Skip to content

Traktori përfundon në kanal, humb jetën pasagjeri

Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua mbrëmjen e të dielës në zonën e Prrenjasit.

 

Në aksident u përfshinë një “Benz” dhe një traktor dhe pas përplasjes, mjeti bujqësor përfundoi në kanal.

 

Për pasojë, humbi jetën pasagjeri i traktorit, Xhevahir Dashi. Kurse shoferi, Zeqir Lleshi mori plagë të lehta.

 

Drejtuesi i mjetit tip “Benz” u shoqërua në komisariat së bashku me atë të traktorit për të dhënë sqarime për ngjarjen.