Kostot që po lë pas pandemia janë të larta dhe veçanërisht në sektorin e transportit, i cili është tërësisht i paralizuar. Ndaj dhe operatorët e fushës kanë kërcënuar me rritje të çmimit të biletave për përballimin e tyre. Por qeveria dhe bashkia duket se nuk do të lejojnë që një gjë e tillë të ndodhë për qytetarët, ndërsa shtrohet nevoja e një pakete ndihme për këtë sektor.

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor fali taksën vjetore për 7400 automjete të transportit publik, si një masë e parë, që i vjen në ndihmë sektorit. Ata që e kanë paguar për këtë vit do tu zbritet nga vlera për vitin pasardhës

Gjithsesi situata e shkaktuar nga COVID vjen edhe si një mësim, për të ridimensionuar këtë sektor.

Pas turizmit, transporti mbetet një pikë kritike  që ka nevojë për më shumë mbështetje financiare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re