Katër të rinj janë vënën nën pranga nga policia e Korçës pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të jashtëligjshëm.

 

Në bashkëpunim me policinë kufiatare, policia Korçë dhe ajo e Pogradecit bënë të mundur finalizimin e operacionit “Perimetri” dhe arrestuan: J. D., 18 vjeç; R. P., 20 vjeç, banues në Korçë dhe E. M., 20 vjeç; J. H., 20 vjeç, banues në Tiranë.

 

Shërbimet e policisë kanë konstatuar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Podgorie, mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin R. P. dhe pasagjer shtetasin J. P., me të cilin po transportonin 4 emigrantë të paligjshëm.

Si edhe në lagjen nr. 3, Pogradec, shërbimet e Policisë Rrugore kanë kapur mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. M. dhe pasagjer J. H., duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 400 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

 

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko