Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur një ditë më parë në Durrës ku kanë humbur jetën tre anëtarë të një familje nga Gjilani.

Ata kanë një shtëpi në një resort në Gjirin e Lalzit dhe prej disa ditësh kishin mbërritur nga Kosova për të pushuar në Durrës. Ditën e enjte vendosën të shkojnë në piknik dhe kishin mbledhur kërpudha.

Ndërkaq më pas ato janë kthyer në banesë dhe i kanë gatuar e konsumuar kërpudhat, ku mësohet se pas 6 orësh janë ndjerë keq dhe i janë drejtuan për ndihmë qendrës shëndetësore në Manzë.

Pasi morën mjekim u kthyen në banesë. Po mjekimi me sa duket nuk i ndihmoi që të përmirësoheshin dhe u kthyen sërisht tek qendra shëndetësore. Mjeket i dërguan në spitalin e Durrësit në gjendje të rënduar, raporton Abc News.

Këta të fundit i nisën në Tiranë ku dhe ndërruan jetë. Trupat janë tërhequr nga familjarët e tyre dhe sot bëhet varrimi në Gjilan.

Ndërkohë dy mjekët e qendrës shëndetësor Manzë, Jonuz Karaj dhe Shyqyri Beqjan janë proceduar në gjendje të lirë për mjekim të pakujdesshëm.

Burime nga policia tregojnë në deklaratën e tyre mjekët kanë thënë se nuk janë informuar nga viktimat se çfarë kishin konsumuar.

Ndërsa djali tjetër i familjes Hatiti kanë thënë në polici se përpara se të ndjeheshin keq kishin ngrënë kërpudhat që kishin mbledhur në pyll.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re