Një tentativë ka ndodhur gjatë natës për të vjedhur një bankomat në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Sipas policisë, tre persona kanë tentuar ta hapin bankomatin me kaçavida. Kamerat e sigurisë i kanë fiksuar tre personat, të cilët ishin të tre të mitur. Ata janë shoqëruar në komisariat.

“Më datë 11.02.2021, rreth orës 01:00, tre shtetas të mitur të moshës 13-14 vjeç, me një kaçavidë kanë tentuar të hapin një bankomat. U bë shoqërimi i tyre dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thotë Policia në njoftimin për mediat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re