Policia ka reaguar përmes një deklarate zyrtare në lidhje me shpërthimin e pak minutave më parë në lagjen “Partizani” të Shkodrës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shpërthimi ka ardhur nga një lëndë plasëse dhe se ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 26.12.2020, rreth orës 20:25, në lagjen “Partizani”, Shkodër, mjeti i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit N. B, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re