Skip to content

Tronditet vendi, vritet me armë zjarri 35-vjeçari

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Peqin, ku ka mbetur i vrarë një 35-vjeçar.

35-vjeçari është gjetur i vrarë në rrugë, ndërkohë që policia ka ngritur disa postoblloqe për krehjen e zonës, me qëllim gjetjen e autorit/ autorëve të vrasjes.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 27.12.2021, rreth orës 08.39, në fshatin Gjoçaj Peqin, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë