Shoqërimet e para në komisariat kanë filluar mesnatën e së premtes në lidhje me vdekjen e 4 turistëve rusë, që u gjetën të pajetë në saunën e një hoteli në Qerret.

Pre e shpqërimeve nga Policia e Shtetit kanë rënë pikërisht anëtarët e stafit të këtij hoteli, të cilët janë marrë në pyetje përsa i përket incidentit të rëndë.

Fax News ka mësuar gjithashtu se grupi prej katër personash, i përbërë përkatësisht prej Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, kishin qenë nën efektin e alkoolit në kohën kur ndërruan jetë.

Për më tepër, viktimat ishin ndarë nga pjesa tjetër e grupit më të madh me të cilin ndodheshin.

Ndërkohë, shtetasit rusë, qe tashmë kanë ndërruar jetë dhe janë transportuar në morg, janë kërkuar prej orësh, derisa menaxheri i hotelit ka gjetur trupat e tyre në ambientet e saunës.

Më herët, Policia e Shtetit njoftoi se dyshohet që shtetasit me iniciale: K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 60 vjeç janë asfiksuar në ambientet e saunës së hotelit ku ata po qëndronin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re