Një turist meksikan ka lëshuar sinjalin SOS, pasi ka mbetur i bllokuar në Malin e Çikës, në Qarkun e Vlorës.

Sipas informacioneve nga policia, në vendin ku është lëshuar alarmi janë nisur forcat speciale FNSH dhe Policia e Himarës, për të bërë të mundur shpëtimin e turistit.

Nuk ka informacione sesi është gjendja e tij, ndërsa theksojmë se zonat malore janë të përrfshira nga flakët e zjarrit prej ditësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re