Të paktën 243 struktura akomoduese kanë kaluar vlerësimin e autoriteteve dhe kanë marrë certifikatën e kategorizimit nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për këtë vit.

Të dhënat e publikuara në raportin 8-mujor të këtij institucioni tregojnë se përveç kategorizimit të këtyre strukturave janë hapur edhe disa dhjetëra agroturizme.

“Në programin ‘Zhvillimi i Turizmit’ për 8 mujorin e vitit 2021, me fondet e akorduara është arritur qëllimi i programit, nëpërmjet së cilit synohet kthimi i Shqipërisë në një destinacion tërheqës turistik, cilësor dhe të qëndrueshëm, duke shfrytëzuar potencialet dhe burimet lokale, duke u fokusuar në atë që është unike në Shqipëri. Produktet të cilët kanë kontribuar në realizimin e qëllimit dhe objektivave të këtij programi paraqiten si vijon: Kanë hyrë 4.38 milionë shtetas të huaj në Shqipëri, nga të cilët janë 3.62 milionë turistë brenda sezonit veror dhe 754 mijë jashtë sezonit veror; Janë hapur 32 biznese të reja në sektorin e agroturizmit; Janë 243 struktura akomoduese që kanë marrë certifikatën e kategorizimit”, thuhet në dokument.

Kategorizim i strukturave

Pas miratimit të ligjit për turizmin pak vite më parë qeveria miratoi edhe rregulloren për kategorizimin e strukturave akomoduese. Kjo do të thotë që çdo subjekt që ushtron veprimtarinë si strukturë akomoduese, është i detyruar të aplikojë pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për t’u pajisur me certifikatën e kategorizimit. Kjo u mundëson atyre të trajtohen me regjim të veçantë TVSH-je prej 6 për qind.

Kategoritë për të cilat mund të aplikojë një strukturë për t’u certifikuar janë nga bujtina e fjetina tek kampingu, hoteli e restorti apo qendër kurative.

Secila nga strukturat që aplikon duhet që të përmbushë një sërë kriteresh specifike për të të përcaktuara në rregullore përmes shtojcave. Po kështu duhet të paraqesë dokumentacionin e nevojshëm që lidhet me të ku bën pjesë vetëdeklarimi, akti i pronësisë apo përdorimit të strukturës, regjistrimi në QKB, planimetria e strukturës e një sërë dokumentesh të tjera

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re