Shoqata Ndërkomëtare e Shkrimtarëve (Intenational Writers Association-IWA) nderoi me “Çmimin e Letërsisë për vitin 2018”, Dr. Taner Güçlütürk-un.

Nisur nga punimet letrare që ai ka realizuar deri më sot, Güçlütürkut në Prishtinë iu dorëzua “Çmimi i Letërsisë për Vitin 2018”.

Kryetari i Shoqatës Ndërkombëtare të Shkrimtarëve, Prof. Dr. Jeton Kelmendi tha se Güçlütürk ka arritur një nivel të lartë për nga pikëpamja e cilësisë letrare me punimet që ai ka botuar deri më sot.  Ky çmim i përmasave ndërkombëtare që jepet nga Shoqata Ndërkombëtare e Shkrimtarëve ka për synim vlerësimin e shkrimtarëve të cilët në zhanret e tyre si poezi, roman, teatër ose përkthim  duke  vënë në qendër të vëmendjes njeriun nxjerrin në pah punime cilësore dhe të afrimuara. Në këtë kuadër Kelmendi theksoi faktin se Güçlütürk është një prej studiuesve, potëve dhe shkrimtarëve të rinj me vlera që ka Ballkani dhe Kosova i cili përmbush më së miri këto kritere.

Kelmendi vuri në dukje se Güçlütürk ka botuar përkthime të vlefshme për njohjen e letërsisë moderne të Kosovës dhe ka çuar përpara punime të tjera për ruajtjen dhe vijimësinë e  letërsisë turke në Kosovë.

Güçlütürk derin në vitin 2018 ka mbajtur gjithsej 9 konferenca me tema të ndryshme në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, mban firmën e 31 referatave shkencore të botuara nëpër revista shkencore dhe të prezantuara në simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare. Veç këtyreve ai është autori i i gjithsej 9 veprave ndër të cilat 2 monografi, 1 poezi, 1 hulumtim-analizë, 2 antologji, 2 përkthime dhe një libër tregimesh. Momentalisht posedon edhe 4 punime të tjera për botim. Në 2005-ën ai ka fituar çmimin si gazetari i vitit në Kosovë dhënë nga rrjeti i Radiove  të të Dejtave të Njeriut dhe Organizata e Mbrojtjes së Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Finlandë. Në vitin 2008, në qytetin Obernai të Francës ka marrë pjesë në garën ndërkombëtar të poezisë ku ka fituar një tjetër çmim.

Shoqata Ndërkombëtare e Shkrimtarëve me qendër në Prishtinë dhe Bruksel, përveç punës me botime dhe me aktivitete të shumta letrare që ka realizuar deri më sot, vlerëson çdo vit me çmime letrare në rang kombëtar dhe ndërkombëtar çdo personalitet që ka bërë emër dhe ka dhënë kontribut në këtë fushë.

Ky istitucion ndërkombëtar i letërsisë, këtë vit krahas Taner Güçlütürkut dhe Anton Markut nga Kosova, për vitin 2018 ka nderuar me çmimet  e tjera ndërkombëtare të letërsisë në zhanera të ndryshëm edhe personalitete të tjera si  Sándor Halmosi nga Hungaria, Agron Shele  dhe Aleksandër Çulaj nga Shqipëria, Maria Miraglia nga Italia, Milutin Djuričković nga Serbia, Fernando Rendón nga Kolumbia, Ion P. Iacob dhe Mihai Firiča nga Rumania, Baki Ymeri dhe Sašo Ognanovski nga Maqedonia, Susana Roberts nga Argjentina.

Taner, si e përjetuat marrjen e këtij çmimi të madh letrar?

Jam krenar, Sepse ky është çmimi im i tretë në nivel  ndërkombëtare. Më bëri të lumtur që mora këtë çmim. Sepse çmimi është mirënjohje, çmimi është besnikëri, çmimi është njohja e vlerës. Respekt ndaj mundimeve tua. Tregon se jeni në rrugën e duhur. Është shënimi i ndjekjes së punës së kualifikuar. Është shenjë se vëreheni, e tërheqni vëmendjen. Vlerësoheni. Është motivim. Ka domethënie se ne presim vazhdimësinë e një pune të tillë. Është përgjegjësi. Të jetosh një jetë merituar ndaj çmimit. Të jesh një shembull, të frymëzosh brezat e rinj. Të lësh një rënie të kontributit në botën e letërsisë. Të tërheqë vëmendjen tek njerëzimi në veprat tuaja dhe në fund të të gjitha gjërave të mbeteni njeri.

 Shkruani në disa zhanre, por te cili ndiheni më i plotë, më i realizuar?  

Poezia është i cili ndihem më i plotë, më i realizuar. Por së shpejti mendoj të kaloj edhe ne prozë.

Ju keni një identitet të dyfishtë. Si turk Prizreni, jeni po aq dhe kosovar. A është reflektuar kjo në krijimtarinë tuaj?

Nuk mendoj se posedoj një identitet të dyfishtë. Sepse identiteti ‘kosovar bashkëkohor’ përmban brenda vetit edhe identitetin kosovaro-turk. Një identitet i cili është vazhdimësi si trashëgimi e një civilizimit mbi 500 vite te cila ka administruar në këto troje. Sot të dy identitetet janë të ndërthurura. Ju nuk mund të dalloni njëri nga tjetri. As unë për vetin. Çdo turk amtar që jeton në Kosovë sot ndjen veten kosovar. Identitetin tim të cilin kategorizoni ne dy, në krijimtarinë tim është vetëm një. Sepse deri sa flasi në gjuhën turke, deri sa mendoj në gjuhën turke, deri sa shkruaj ne gjuhën turke, identiteti im kosovaro-turk nuk e refuzon identitet tjera kosovare. Sepse edhe identitetet tjera në Kosovë sot flasin edhe gjuhën turke, jetojne edhe vlerat kulturore turke bashkë me ata të vetit dhe ndikimi e atij civilizimit tek ne shumë ka kontribuar për krijimin e idenditetit kosovar.

 Jeni banor i një qyteti të veçantë. Sa ju frymëzon Prizreni për të shkruar?

Po është vërtet se Prizreni është një qytet i veçantë. Prizreni shumë më frymëzon për të shkruar. Sepse përpos bukuritë të veta natyrore, Prizreni njëkohësisht është qyteti i artit, i kulturës dhe letërsisë. Historiani i parë letërsisë, Ashëk Çelebiu (Aşık Çelebi) thotë se “për çdo fëmijë i cili lindonte në Prizren, para se t’i jepej emri i tij, jepet emri poeto-artistik. Çdo fëmijë i lindur në Prizren patjetër do të ishte poet. Sepse Prizreni ishte djepi i poetëve. Të jetosh në Prizren edhe mos të jesh poet ose shkrimtar është pamundur. Kjo dukuri takon naytrës së vetë të Prizrenit, e cila vjen nga thellësitë e historisë.

Veprat për një artist janë si fëmijët: i do të gjithë njësoj, ndonëse njëri mund të jetë më i mirë se tjetri.  Kë do veçonit si më të mirin apo më të mirët nga veprat tuaja?

Është vërtet se nuk mund të veçoj më i mirë se tjetri. Ata të gjithë kanë vlerën e tyre unike.

Ermir Hoxha –

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re