Skip to content

Turma i kërkon të shkarkojë Fauccin, përgjigjet presidenti Trump: Prisni vetëm pak sa…

Presidenti amerikan Donald Trump ka sugjeruar gjatë një tubimi fushatë në Florida të Dielën në mbrëmje se ai mund të pushonte nga puna Dr. Anthony Fauci pas zgjedhjeve, pasi ky i fundit kritikoi menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Gjatë një mitingu elektoral Trump tha se ajo çka transmetohet në media është vetëm “Covid, Covid, Covid”, por kjo do të ndryshojë në 4 nëntor.

Ndërkohë një grup mbështetësish nisën të thërrasin “Shkarko Faucin”, Trump u përgjigj duke thënë:

“Mos ia thoni njeriu këtë që do ju them. Prisni vetëm pak, pas zgjedhjeve. E vlerësoj këshillën tuaj. Ai është njeri i mirë, por ka qenë gabim në shumë gjëra”– tha Trump, i cili vazhdoi duke u ironizuar Faucin.

/faxweb