Skip to content

“U dënua shumë pak, të tjerët kanë marrë 10-15 vite burg”, avokati Cakrani zbulon nëse Tahiri mund të fitojë pafajsinë nëse bën rekurs në gjykatën e Lartë

Avokati Kujtim Cakrani ka qenë i ftuari i ditës në studion e Fax News ku ka folur lidhur me vendimin që Apeli i GJKKO-së mori për të dënuar ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin me 3 vite dhe 4 muaj burgim.

Cakrani tha se dënimi i dhënë ishte shumë i ulët pot ë krahasohej me raste të tjera, ndërsa shtoi se as mënyra sesi ishte gjykuar Tahiri nuk ishte e barabartë me të tjerët, duke qenë se gjatë gjithë kohës kishte qenë në gjendje të lirë.

Sa i përket mundësisë së rekursit të këtij vendimi në gjykatën e Lartë, Cakrani tha se kishte shumë shanse që të merrej një vendim ndryshe, pasi kjo gjykatë me ndryshimet e bëra së fundmi, merrej më së shumti vetëm me aspektin procedurial të paraqitjes së provave dhe jo me çështjen e fajsisë.

Cakrani: Them që 5 vite janë shumë pak, por duke bërë një krahasim me persona të tjerë të cilët për dy telefonata janë dënuar nga 10 apo 15 vite burgim. Duke pasur parasysh këta persona, dënimi i shkurtuar i Tahirit me 3.4 vite burg, është një dënim shumë shumë i vogël. Pra flasim gjithmonë në kuadrin e veprave penale të cilat janë konsumuar.

Pyetje: I është dhënë mundësia që Tahiri të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë. Çfarë do të thotë diçka e tillë, a ka shanse që Tahiri që këto vite dënim mos t’i vuajë këto vite burg?

Cakrani: Para se të përgjigjem për këtë, do të them edhe diçka tjetër. Persona të tjerë, me akuza të tilla, janë gjykuar me masa sigurimi arrest me burg dhe nuk është njësoj të gjykohesh ashtu siç është gjykuar Tahiri. Kështu që ky i fundit e ka pasur luksin të krijonte prova dhe të mblidhte të tilla së bashku me avokatin e tij. Prandaj them se drejtësia nuk është e barabartë sepse në këtë rast Tahiri nuk duhet të ishte gjykuar në gjendje të lirë. Prandaj unë them se këta gjyqtarë të cilët kanë dhënë vendimin, i kanë bërë një shërbim vendit me këtë vendim.

Kujtdo i jepet e drejta për të bërë rekursin në gjykatën e Lartë, porn ë ndryshim nga më herët, kjo gjykatë tashmë nuk gjykon më çështjen e fajsisë apo pafajsisë, por shikon anën proceduriale. Pra është nëj gjykatë më tepër proceduriale dhe nuk besoj, madje jam i bindur se me rikthimin e kësaj çështje në gjykatën e Lartë, provat të cilat janë paraqitur janë të faktuara.

Pyetje: Sa mundësi ka që ky vendim për Tahirin të ndryshohet apo ta konvertojë në shërbim prove?

Cakrani: Thashë që gjykata e Lartë më shumë merret me çështjet proceduriale, me parashtrimin e provave dhe mënyrën sesi është proceduar, pra nëse ka pasur shkelje në paraqitjen e fakteve. Në rastin konkret, mendoj se ata e kanë parë dosjen sepse nuk është e lehtë të kesh edhe një trysni, natyrisht ata nuk e kanë patur të lehtë për të marrë një vendim të tillë, nëse do ishte një vendim i marrë pa pasur prova.

/faxweb