U dogj para 2 vitesh, ja se si duket sot katedralja ‘Notre Dame’ në Paris (FOTO)

ujnmn.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Puna për ngritjen e Notre Dame në Paris ka përfunduar, duke lejuar që restaurimi të fillojë, dy vjet pasi një zjarr shkatërroi papafingon dhe shpërthimin i saj i përhapi flakët më tej.

Menjëherë pas zjarrit të prillit 2019, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se katedralja – e cila daton në shekullin e 12’të, do të rindërtohej. Ai më vonë premtoi se do ta rihapë atë për adhuruesit në vitin 2024, kur Franca të presë Lojërat Olimpike.

Faza përfundimtare e përpjekjeve për të siguruar strukturën e saj të mëparshme, përfshinte përforcimin e qemerëve të dëmtuar nga zjarri me harqe druri, tha agjencia shtetërore që drejton punën, duke shtuar se ishte në rrugën e duhur për të përmbushur datën e synuar të rihapjes.

Katedralja do të rikthehet në modelin e saj të mëparshëm, duke përfshirë majën 96 metra, të projektuar nga arkitekti Eugène Viollet-le-Duc, në mesin e viteve 1800 dhe për të cilën është zgjedhur lëndë druri e re.

Puna e restaurimit pritet të fillojë gjatë muajve të ardhshëm pas një procesi për të zgjedhur kompani.

Zjarri në Notre Dame shkaktoi tronditje në Francë dhe në mbarë botën. Parisienët e përlotur dhe turistët panë ferrin e tërbuar mbi katedrale, e cila shënon qendrën e Parisit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë