Skip to content

U dogjën gjatë protestës së djeshme/ Rivendosen flamujt serbë përgjatë bulevardit

Zëvendësohen flamujt serbë të djegur ditën e djeshme në protestë. Janë djegur në total 4 flamuj përgjatë bulevardit.

Flamujt janë rivendosur në orët e para të mëngjesit dhe situata tashmë duket e qetë.

Kujtojmë se për incidentet e ndodhura dje janë vënë në pranga nga Policia dy persona: Astrit Cara dhe Besnik Balani dhe janë proceduar penalisht 6 të mitur të moshave 15 apo 16 vjeç.

Djem të moshave të reja, të forumit rinor të Berishës dje kanë formuar një kordon civil para kryeministrisë.

120 minuta nuk patën incidente përvec atij të flamurit serb, teksa Zaev dhe Vuçiç mbërritën në orët e pasdites në vend. Ata nuk ndaluan në kryeqytet por takimi u krye në një resort në Elbasan.

Dhjetëra forca policie qëndruan jashtë godinës së resortit ku u takuan 3 zyrtarët e lartë të shteteve.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb