Personi që shihni në foto është Shkëlzen Velaj, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme teksa tentonte që të hynte në banesën e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:55, në lagjen “24 Maji” në Vlorë. 42-vjeçari ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë.

Velaj e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për t’u futur në banesë, në katin e pestë të pallatit.

Kur ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij, duke e vrarë.

Ndërkohë, autorët pas atentatit janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorës, në afërsi të fshatit Risili ku kanë braktisur makinën tip ‘BMW’ pa targa dhe e kanë djegur, ndërsa janë larguar në drejtim të paditur.

Policia, pasi mbërriti në vendin e ka bërë grumbullimin e materialeve dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Kujtojmë se 42-vjeçari kishte humbur vëllain, Ardi Velaj, në masakrën e Çoles, ngjarje e ndodhur më 7 prill të 2015-ës.

Mësohet se varrimi i 42-vjeçarit do të bëhet ditën e sotme në orën 17:00.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re