Skip to content

U ekzekutua në makinën e tij, identifikohet viktima në Fier

Identifikohet personi i vrarë në Fier, i cili u gjet i vdekur në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orër 10:30 në rrethrrotullimin e Sheqit.

“News 24” raporton se bëhet fjalë për Shkëlzen Kastratin.

Ndërkohë që trupi i personit në fjalë është ende në makinë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se autori ka qëlluar nga një distancë e afërt, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet ‘Range Rover’.

Deri më tani nuk dihen ende motivet e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e saj.