Gabriel Barbosa ose i njohur ndryshe me emrin ‘’Gabigol’’, është arrestuar mëngjesin e sotëm në Brazil, pasi u kap nga policia duke luajtur bixhoz ilegalisht.

25-vjeçari i cili luajti vetëm një sezon me skuadrën e Interit, u arrestua pas u gjet në një vend të paligjshëm në qytetin e Sao Paolos, ku luhej bixhoz ilegal. Sulmuesi brazilian momentalisht luan për skuadrën e Falmengos në kampionatin brazilian. Pas disa orësh në burg 24-vjeçari u la i lirë.

“Kur mbërritëm në vendin e ngjarjes zbuluam se nuk ishte një parti, por një kazinoklandestine. Të arrestuarit duhet të përgjigjen për krime kundër shëndetit publik dhe bixhozit,” tha shefi i policisë në Brazil, Eduardo Brotero.

Së bashku me ‘’Gabigol’’, u arrestua dhe reperi i njohur brazilian Mc Gui i cili njihet për famën e tij të madhe në Brazil./PANORAMASPORT.AL

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re