Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm.

Në bashkëpunim me shërbimet e “Frontex”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë dhe Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri” arrestuan në flagrancë i shtetasit M. L., 35 vjeç, banues në fshatin Bulgarec të Korçës

Shtetasi i mësipërm u kap nga forcat e Policisë, në fshatin Vishocicë, Devoll, duke transportuar me një mjet tip kamionçinë 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re