Tre infermieret dhe sanitarja që u arrestuan si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit pasi akuzohen se merrin rryshfet për t’u kujdesur për pacientët me COVID në spitalin “Shefqet  Ndroqi kanë bërë ankim në Gjykatën e Apelit.

Burime bëjnë me dije  se Mira Bushi, Sheqerie Koci, Sidorela  Cela dhe sanitarja Rukije Hoxhaj kërkojnë ndryshim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që i la në arrest me burg për 45 ditë duke i lënë kohë prokurorisë të sigurojë prova të reja.

Seanca për shqyrtimin e kërkesës së tyre do të mbahet në datë 23 Shkurt.