U lejuan 22 mijë tifozë në stadium, por jo studentët/ Fico: Shembull i pavend!

444-1.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Studentët që nuk kanë injektuar asnjë dozë të vaksinës anticovid do të ndalohen të futen në auditore, por në rastin e ndeshjes Shqipëri-Poloni, një masë e tillë u injorua.

 

Duke parë skenat ne stadium, shumë studentë e jo vetëm, mund të pyesin se përse ata nuk lejohen në auditorë ashtu si tifozët në stadium?

 

Drejtorja e ISHP, Albana Fico, në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, e konsideroi të pavend shembullin, duke theksuar se personat që shkelin masat të dalin e të shpjegojnë veprimet e tyre.

 

“Dy të këqija nuk bëjnë një të mirë. Është shembulli më i paduhur për të adresuar problematikat. Nëse dikush bën një veprim të gabuar, duhet të vijosh ta bësh edhe ti? Kjo nuk bën sens. Për të gjithë ata persona, entitete, autoritete që shkelin masat anticovid, le të dalin dhe të justifikojnë përse e bëjnë këtë lloj gjëje. Nuk është çështja për të bërë vaksinë për të kaluar vitin shkollor, por për të shpëtuar jetë. Nuk bëhet fjalë për dëshirë, por detyrim për të shpëtuar jetët e të gjithëve ne…Është një vit jo i zakonshëm. Ka pasur një përpjekje të autoriteteve shëndetësore dhe seriozitet për të vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë vaksinat e të gjitha llojeve. Iu është bërë thirrje të herëpashershme studentëve për t’u vaksinuar që në 1 gusht.”

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë