Dosja e 21 janarit është rihapur nga Prokuroria e Tiranës ndërsa ka mbetur mister kaseta e filmimeve që zbardhi vrasjet e katër personave. Disa kohë pas ngjarjes, televizioni News24 botoi pamje filmike ku dukej gardisti Agim Llupo që qëlloi me breshëri mbi turmën nga dritarja e bodrumit të kryeministrisë.

Kjo hodhi poshtë pretendimet e Berishës se të shtënat kanë nisur nga vetë protestuesit duke e kthyer rrjedhën e historisë. Edhe sot e kësaj dite, 10 vite nga ngjarja, ka përplasje mes protagonistëve të televizioneve.

Ditën e djeshme, Carlo Bollino dha një intervistë duke thënë se gazetari Artan Hoxha kanë treguar versione kundërshtuese të asaj që ka ndodhur. Sipas tij, e ka urdhëruar të gjithë redaksinë e News24 që të kontrollonte filmimet në mënyrë që të shikohej mundësia e qëllimit nga trupat e gardës. Por pa e përmendur me emër ai ka aluduar se gazetari Artan Hoxha e kishte marrë kasetën pa njoftuar njeri në redaksi dhe ajo nuk gjendej më.

“Kaseta ishte marrë nga kameraman i televizionit dhe ishte futur në xhep të një gazetari që në vend që ta sillte në redaksi për ta transmetuar urgjent siç ishte detyra e tij, e kishte futur në xhep duke mos komunikuar fare as me drejtuesit as me redaktorët: ose nuk e dinte se çfarë kishte regjistruar, se mund të ndodhë shpesh që kameramanët e lënë ndezur kamerën dhe pastaj rrinë edhe larg nga kamera, dhe ndoshta edhe gazetari nuk e kishte marrë vesh. Ose ndoshta… unë nuk e di, nuk dua të dyshoj, megjithatë këto pamje kaq të rëndësishme nuk ishin në dispozicion të redaksisë ku duhet të ndodheshin, por ishin në xhep të një gazetari. Kemi kërkuar ku ndodhet gazetari dhe kameramani: kështu kemi gjetur kasetën, e kemi parë dhe kemi zbuluar më në fund që ne kasetë që ishte harruar brenda një xhepi të një gazetari kishte pamje tronditëse, ato pamje të plota që tregonin tamam ngjarjen”, tha dje Bolino.

Për këtë nuk ka munguar reagimi i Artan Hoxhës, i cili me anë të një postimi në Facebook i është kthyer me tone të ashpra duke i thënë se nuk e dorëzoi kasetën nga frika se ky bënte ndonjë pazar me Berishën.

“Karlo nuk ka qene fare në Shqiperi në 21 janar 2011. Ku ka qene, ta thote vetë. Videon e 21 janarit nuk ka patur mundesine ta shoh as në teleskop, dhe per kuriozitet une nuk ia kam dorezuar kurre as Prokurorise… Ky Karlo dhe drejtuesit e tij në Tirane me 21 janar, jo vetem qe nuk me kane kontaktuar në asnje moment ate dite, por as e kishin haberin ku isha une, cfare po beja, dhe cfare kasetash apo pamjesh kisha në xhep. Sepse po ta dinin do kishin bere pazar me Sali Berishen….”, ka thënë Hoxha në reagimin e tij.

Ndërsa në një tjetër, ironizon sërish ish shefin e tij duke shkruajtur: “Hej Karleto, dikush me ka futur nje kasete në xhep pa mendje. Duhet te jete nje scoop i madh, se une nuk marre vesh nga kjo pune. Ma dergo Denisin, te ma marre te xhepi dhe pastaj merr vendimin e veshtire për ta publikuar

Mire qe nuk te shkoi në mendje të thoshe, se në 21 janar 2011, ke mbajtur në sup edhe Ziver Veizin, nga dera e kryeministrise deri te Spitali Ushtarak në Laprake. U lodhe fratello u lodhe, te doli rryli i fytit, por ama ia mberrita dites, qe gjithe ai emision jubilar dhe kohe televizive, me shume mu kushtua mua, se Sali Berishes.

Per zotin, mbreme edhe “qytetari digital” eshte dhi duke qeshur me fantazine tende të shfrenuar”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re